Moderatori Ronaldo Sharka së fundmi teksa ishte i ftuar në “E diell” ka rrëfyer se ka marrë kërcenime me jetë.

Ai tha se të gjitha këto kërcenime kanë ardhur, pasi kishte “follow” Deamishelin në Instagram në kohën kur ajo hapi kutinë e pandorës dhe çoi në televitim Kiara Titon, Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes, ku për pasojë u eleminua kjo e fundit.
“Unë kam vënë re vitin e kaluar, kur Deamishel hapi kutinë e pandorës. Unë ndiqja Dean në Instagram dhe thjeshtë fakti që e ndiqja atë më kanë ardhur voice të tmerrshme dhe të frikshme sepse ishin njerëz shumë agresivë.”– tha Ronaldo.
“Si reagove ti?” e pyeti Manushi, ndërsa moderatori tregoi se u detyrua që mos ta ndiqte më në Instagram banoren e “BBVIP” sepse mesazhet ishin të frikshme.
“I bëra ‘unfollow’ Deas se ishte e pamundur të betohem. Ishin voice të frikshme. Nuk pashë një personazh publikë që doli në mbrojtje të Deas apo Zhaklinës. Unë pashë personazhe publikë që për një gjë që ndodhte në shtëpi e bënin të madhe dhe thonin që është bullizëm”– u shpreh ai.
© Panoramaplus.al

