9 Nëntor, 2020

“Ishalla nuk është ky binjaku që është lidhur Jonida Maliqi”- Bora Zemani tregon çfarë mendoi kur pa për herë të parë Donald Veshaj dhe zënkat me të


Mbrëmjen e djeshme, Bora Zemani tregoi detaje të shumta nga lidhja 2-vjeçare me Donald Veshajn.

bora zemani donald veshaj (6)

E ftuar në emisionin e dy vëllezërve, Bora tregoi se çfarë ka menduar për herë të parë kur e ka parë Donaldin.

bora zemani donald veshaj (4)

Kur të kam parë për herë të parë e dija atë kohë që Jonida Maliqi ishte e lidhur me njërin nga binjakët dhe mendova me vete ‘ishalla nuk është ky ai që është lidhur Jonida’”,- tha moderatorja.

bora zemani donald veshaj (2)

Mes tyre nuk kanë munguar as zënkat, dhe e pyetur se cila ka qenë e fundit, Bora u përgjigj:

bora zemani donald veshaj (1)

Ne kishim një përvjetor bashkë dhe supozohet që çiftet mendojnë për njëri-tjetrin, t’i bëjnë dhurata njëri-tjetrit. Dhe u zumë, sepse unë nuk kisha bërë dhuratë atë ditë dhe ti e kishe bërë dhuratën tënde. Dhurata ime erdhi një ditë më mbrapa,”- kujtoi ajo.

bora zemani donald veshaj (3)

Në lidhje me emisionin “Treshat” që moderohej më parë nga dy vëllezërit dhe nga Bora, moderatorja tha se të tre e kishin menduar prej kohësh mbylljen e tij, sepse kishin vënë re që nuk kishte më vazhdimësi, duke hedhur poshtë zërat për ndonjë zënkë mes tyre.

bora zemani donald veshaj (5)

© Panoramaplus.al