Leonard Gashi dhe Lela janë dy nga banorët e Big Brother VIP, të cilët krijuan një lidhje brenda formatit.

Mirëpo duket se së fundmi ata ai kanë dhënë fund romancës së tyre, dhe kjo si pasojë e xhelozisë së Leos.
Gjithçka ka filluar nga një lojë e zhvilluar brenda shtëpisë, ku Lela ishte në grup me Drilonin dhe u detyrua të rrinte në një bluzë me të.

Leos nuk i pëlqeu që banorja kishte kaluar natën me të në shtrat, kështu që ai i kërkoi ta ndërprisnin romancën e tyre duke i thënë banores se ajo po e shfrytëzon aty për lojë.
“Kur është loja në mes, dashurinë e vendos në zero”, i tha Leo.

Kjo deklaratë e tij e mërziti shumë Lejlen e cila iu përgjigj se “nuk ka luajtur kurrë me të.”
“Mos guxo me thënë që unë kam luajtur me ty. Je i vetmi person që s’kam luajtur. Veç ishalla e gjen femrën ideale, se pernime s’paskam qenë unë”, i tha Lela, Leos.
Megjithtë këngëtari i kërkoi asaj ta vazhdojnë njohjen jashtë por përsëri nuk dihet sesi do vazhdojë marrëdhënia mes dyshes pasi Lela nuk ishte dakord me këtë vendim.
© Panoramaplus.al
