16 Nëntor, 2020

“Isha gati të nuhasja edhe sqetullat e njerëzve”- Aktori me famë botërore tregon vështirësitë pas infektimit me Covid-19


Aktori Hugh Grant ka rrëfyer në një intervistë se si e ka përjetuar infektimin me koronavirus.

hugh grant (2)

Hugh, i cili ishte i ftuar tek “The Late Show”, tha se kishte humbur shijen dhe nuhatjen, të cilat janë ndër simptomat më të përhapura të Covid-19, raporton “CNN”.

Aktori rrëfeu se ishte gati të nuhaste edhe sqetullat e njerëzve të huaj, vetëm që të ndjente se i ishte rikthyer nuhatja.

hugh grant (3)

Gjithçka filloi me djersitje, pulsim dhe ënjtje sysh. E mbaj mend shumë mirë ndjenjën e ngushtimit në kraharor. Më dukej sikur një burrë i rëndë ishte ulur në kraharorin tim.

U alarmova dhe një ditë fillova të nuhas gjithçka, nga lulet tek plehrat. Por nuk nuhasja asgjë. Isha aq i dëshpëruar sa do i merrja erë edhe sqetullave të ndokujt vetëm që të nuhasja sërish”-tregoi aktori.

hugh grant (1)

Fatmirësisht, tashmë Grant është mirë, por në muajin mars kur u infektua, kishte menduar se po “çmendej”.

Hugh Grant tregoi se së bashku me të, virusin e kaloi edhe bashkëshortja e tij, Anna Eberstein.

hugh grant (4)

Pas gjashtë vitesh bashkë, dyshja u martua në muajin maj të vitit të kaluar, kur ai ishte 57 vjec, ndërsa ajo 40 vjeç, dhe tashmë janë prindër të pesë fëmijëve.

© Panoramaplus.al