11 Prill, 2020

“Isha çuni i babait”- Hygerta Sako rrëfen momentin e dhimbshëm të humbjes së të atit: Periudha më e vështirë e jetës sime, se kisha parë veten më keq se aq


Hygerta Sako një muaj më parë humbi papritur babain e saj. Ish Missi i famshëm shqiptar rrëfeu se ky ishte momenti më i vështirë i jetës së saj.

Moderatorja u shpreh se ajo ishte si çuni i babit dhe ishin të lidhur së bashku. Ndaj ndarja e tij nga jeta ishte shumë e dhimbshme për të.

Akoma më të vëshirë, Hygerta pranon, se e bëri izolimi për shkak të koronavirusit pasi u detyrua të mbyllej dhe nuk mund të takonte as njerëzit më të afërt në momentet që ajo kishte nevojë.

“Pikërisht para një muaji humba babain. Ishte e papritur sepse askush nuk e mendonte se do ta humbisnim në ato momente. Isha shumë e lidhur me babain dhe për më tepër jetonim bashkë. Ishte pjesë e të përditshme sime. Është e vështirë ta pranosh se nuk është më në shtëpi, nuk është biseda e mëngjesit, momentet që kalonim së bashku, futbolli që e shikonim së bashku sepse isha pak a shumë si çuni i tij dhe ishte goditje e rëndë. Kur humb një prind është e vështirë dhe e dhimbshme.

Ishte një moment shumë, shumë i vështirë në jetën time. Pikërisht pas humbjes së babait ndodh që ishte edhe rasti i parë me koronavirus dhe ndodhi izolimi. Mendo në ato momente aq të vështira të detyrosh të mbyllesh në shtëpi, të mos kesh mundësi të dalësh, të presësh njerëz sepse ne jemi shqiptarë dhe në këto momente ne i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. U detyruam ta kalonim këtë periudhë kaq të vështirë pa njerëz. Madje dhe njerëzit e ngushtë të familjes nuk pata mundësi ti shihja shumë kohë. Motra ime jeton në Itali dhe të nesërmen u detyrua të largohej në Itali, ndryshe do ishte sot e kësaj dite këtu. Edhe vëllai jeton në Durrës dhe e ka të vështirë të vijë të vizitojë, imagjino njerëzit e tjerë. Është periudha më e vështirë e jetës sime. Nuk e kam parë veten kurrë më keq se kaq,”- tha Hygerta Sako në një intervistë për “Ftesë në 5”.

© Panoramaplus.al