15 Dhjetor, 2020

Ish-ylli i “Big Brother” i lë të gjithë pa fjalë me pozat e fundit, ku në plan të parë vë të pasmet bombastike! 34-vjeçarja: Nuk kam bërë asnjë operacion…


Ajo njihet për operacionet plastike, pasi ka pranuar gjithçka, duke filluar që nga buzët e deri tek ndërhyrja në gjoks.

lauren goodger (2)

Por, kur vjen puna tek të pasmet, Lauren Goodger vazhdon të këmbëngulë se nuk i ka prekur, raporton “Mirror”.

Në vitin 2010, ajo bëri daljen e parë publike tek “The Only Way Is Essex”, ku mund të dallohet fare lehtë se nuk kishte të pasme bombastike si tani.

lauren goodger (6)

Gati një dekadë më vonë, 34-vjeçarja mburret me format e të pasmeve, për të cilat bëri çmos që t’i theksonte kur doli të dielën.

Ajo kishte veshur një palë pantallona të bardha, që ia theksonin edhe më shumë këtë pjesë të trupit.

lauren goodger (7)

Ish-ylli i “Big Brother”, u sigurua që t’i vinte ato në plan të parë, teksa pozoi në rrugë duke kthyer kurrizin nga kamera.

lauren goodger (5)

Unë bëj ‘squats’, po ato përbëjnë vetëm 20% të asaj që shihni. 80% tjetër është stërvitje me pesha”,- u shpreh ajo.

lauren goodger (4)

Duke folur për operacionet në fillim të këtij viti, Lauren tha për revistën “Closer”:

Në vitin 2010 kam bërë një ndërhyrje në hundë për arsye shëndetësore dhe do ta bëj sërish një tjetër, sepse unë ende kam probleme me frymëmarrjen.

lauren goodger (3)

Pata një ndërhyrje në gjoks në vitin 2013. Nuk kam bërë asnjë operacion tek të pasmet. Thjesht ato kanë marrë këtë formë për shkak të ushtrimeve dhe stërvitjes që bëj”.

© Panoramaplus.al