28 Tetor, 2017

Ish-velina tallet me Luanën dhe fotot e saj, por “detyrohet” t’i tërheqë fjalët


Edhe pse me adhurues pa fund, ajo është sulmuar për ndërhyrjet estetike, për histori dashurie me emra të ndryshëm të skenës, apo për mungesën e vokalit në të kënduar.

Këtë herë kritikat vijnë nga një femër për një femër. Është ish velina e programit “Ça thu” , Vilma Mjekra, e cila nisur nga një foto e Luanës, ka shfaqur mospëlqimin për grimin e saj të rënduar. Make up-i, highlighteri dhe qerpikët fallco në një ambient si plazhi, janë detajet që i kanë tërhequr asaj vëmendjen me të cilat duket se nuk pajtohet dot.

22894943_10212412689185607_583486888_n.jpg

Por menjëherë pas komenteve jo dhe aq mbështetëse që kanë pasuar, ish konkurentja edhe në “Miss Albania 2014”, ka sqaruar se nuk e njeh moderatoren dhe se nuk e ka me të konkretisht, por me fenomenin në përgjithësi. Sidoqoftë, Luana duhet ta ketë marrë mesazhin! /intv.al/

22901688_10212412688505590_393723649_n.jpg

© Panoramaplus.al