Ish-supermodelja Brooke Shields ka zbuluar se ka thyer këmbën.
55-vjeçarja publikoi një video në Instagram duke ecur me paterica, por nuk tregoi sesi e kishte lënduar këmbën.
“Kam thyer këmbën”- shkroi ajo, në përshkrimin e videos.
Më pas shtoi: “Pavarësisht nga sfidat që përballeni, bëni një zgjedhje pozitive, për veten tuaj, për të ecur përpara! Fillim i ri!”
Në pamje ish-supermodelja dhe aktorja dëgjohet duke folur me një mjek ndërsa ecin në korridor.
“Ka vetëm 20% peshë”- tha Brooke Shields ndërsa numëronte hapat e saj dhe mëson si të ecë sërish.





