27 Shtator, 2017

Ish- Sofia e ‘Zonë e lirë’ plas bombën: Ja çfarë ndodh në tv Klan


Dikur ka qenë një ndër personazhet më të përfolur për shkak se çdo javë e shihnim në tv teksa mirëpriste të ftuarit në studion e ‘Zonë e lirë’.

Bëhet fjalë për Sofien ose Romina Alkun, e cila  u largua nga emisioni për shkak të disa arsyeve personale, por të cilat nuk i shpjegoi kurrë publikisht.

Romina këtë herë na ka tërhequr vëmendjen me një koment që ka bërë në një video të Ermal Mamaqit në Instagram.

Teksa moderatori i ‘Xing me Ermalin’ ka postuar një video nga emisioni i fundit ku me shaka këshillon Marina Vjollcën që si të sillet me të gjithë kolegët e saj në Klan: me Blendi Fevziun, Arian Çanin, Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën, etj.

 

“Vazhdojmë icik me thashethemet” – ka shkruar Mamaqi. “Vetëm thashetheme s’ke thënë, por të vërtetat me humor” – ka shkruar Sofia.

 

© Panoramaplus.al