4 Prill, 2020

Ish-shefi Formula 1 do bëhet baba për herë të katër në moshën 89 vjeçare. Zbulohet gjinia e bebit


Bernie Ecclestone do të bëhet baba për herë të katërt. Ish shefi ekzekutiv 89 vjeçar i Formula One Group dhe bashkëshortja e tij Fabiana Flosi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Foshnja është djalë dhe pritet të vijë në jetë në korrik.

“Nuk shoh ndonjë ndryshim në të bërit baba në moshën 89 vjeçare apo 29 vjeçare,”– tha ai sipas CNN. “Keni të njëjtat probleme.”

Foshnja që do vijë në jetë është djali i parë i Ecclestone dhe bashkëshortes së tij  44 vjeçare.

Ecclestone ka edhe tre vajza të tjera Petra, 31 vjeç, Tamara, 35 vjeç dhe Deborah, e cila mbush 65 vjeç këtë vit.

Ndërsa ka pesë nipër e mbesa. Çifti është në Brazil për momentin dhe nuk dihet nëse do kthehen në Angli për lindjen e foshnjës.

“Si të gjithë prindërit, ne kemi vetëm një dëshirë: Fëmija duhet të lindë i shëndetshëm. Shpresojmë se ai kurrë nuk do të shprehë qëllimin për të bërë diçka me Formulën 1,”- shtoi Flosi.

© Panoramaplus.al