Për katër vite rresht, 2011-2015, Atifete Jahjaga ushtroi postin e presidencës në Kosovë. Ndërsa pas përfundimit të mandatit, ajo ka marrë pjesë në disa aktivitete të tjera.

Por një gjë që është vënë re nga koha kur ish-presidentja përfundoi mandatin, është ndryshimi i madh në pamjen e saj.

Së pari, Jahjaga ka qenë përfolur në lidhje me peshën, duke thënë se ka humbur goxha peshë muajt e fundit. Por, nëse ndalesh dhe krahason fotografitë e saj nga koha kur u bë presidente e deri më tani, shohim ndryshim të madh në buzët e Atifetes.

Një gjë e tillë të shton dyshimet se ajo ka bërë një ndërhyrje në buzë. Se a ka fryrë buzët Jahjaga apo jo, vlerësojeni në imazhet e mëposhtme. /lajmi.net/







