Ish modelja e Playboy, Ashley Mattingly i ka dhënë fund jetës pas betejës me abuzimin me substancat narkotike dhe alkoolin.

Ashley vrau veten në moshën 33 vjeçare. Motra dhe vëllai i saj, binjakët Billy e Christy njoftuan lajmin tragjik me anë të një postimi në Instagram. Raportohet se ajo i dha fund jetës në banesën e saj në Austin, Teksas.
Para se të vriste veten Ashley la një shënim, përmbajtja e të cilit nuk është bërë publik.

Trupi i Mattingly u zbulua nga policia tre pasi ajo vdiq, pasi një mik i saj i telefonoi për ti kërkuar që ta kontrollojnë nëse është mirë për shkak se nuk kishte pasur konkakt me Ashley për disa ditë.
“Të dua dhe do më mungosh çdo ditë,”- shkruajti Christy. “E di që je jeni engjëlli më i mrekullueshëm në parajsë!”
Ashley abuzonte me substancat narkotike dhe alkoolin, por po përpiqej që të rregullonte jetën e saj. Ajo u vendos në Austin rreth dy vite më parë dhe muajt e fundit adoptoi një qenush që ti bënte shoqëri.
Në vitin 2011 ajo u shpall Miss March 211 në Playboy.
/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al

