E kemi shkruar edhe herë të tjera që ministrat e shkarkuar disa muaj më parë të kabinetit Rama, duket se nuk e kanë pritur shumë mirë vendimin e Ramës për shkarkim. Madje, disa syresh, në biseda private me të, i kanë kërkuar edhe arsye.

Më pas, thuhet se mes tyre u krijua një lloj aleance, si një fraksion brenda Partisë dhe ata shiheshin gjithmonë bashkë. Në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste, ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, iu hoq edhe funksioni politik që kishte si koordinator për Shkodrën. Ndërkohë, pranë tij qëndron ish-ministri i Brendshëm, Famtir Xhafaj. Të shohim se sa do arrijnë të dalin jashtë vijës së partisë këta të pakënaqur.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al

