Pas ndarjes nga Demi Lovato, Max Erich duket se po përpiqet të tërheqë vëmendjen e këngëtares me famë botërore, Selena Gomez.

Aktori postoi në Instagram një frazë të një prej këngëve të saj, raporton “Page Six”.
Teksa publikoi një selfie, Ehrich shkroi: “I was a gf.”

Nëse ky mund të ketë qenë thjesht një “caption” i rastësishëm për disa, por fansat nuk humbën kohë për të gërmuar thellë dhe për të gjetur lidhjen e mbishkrimit me një prej këngëve të Selenës: “Boyfriend”.
Nuk kaloi shumë dhe fansat filluan me komente, duke shkruar se ai po “ngacmon” Selena-n, për të cilën ka shprehur pëlqim më parë në një status të vjetër në Twitter.

Kujtojmë se “screenshot-i” i statusit të tij, ku krahasonte Demin me Selenën bëri xhiron e rrjetit pak kohë para se të ndahej nga autorja e hitit “Heart attack”.

“Hahaha, Selena Gomez dhe Demi janë të lezetshme së bashku, por nëse mendon se Demi është më e bukur … gabohesh!” shkruhej në një status të tijin që daton në vitin 2015.
“Është një këngëtare që bërtet shumë, kjo është arsyeja pse Selena është më e mirë se ajo,”-vijonte statusi.


