29 Prill, 2022

Ish i dashuri i Kim Kradashian thyen heshtjen për kasetën e dytë të seksit: E gjithë kjo është një gënjeshtër, nuk mund t’i…


Reperi Ray J, ish i dashuri i Kim Kradashian ka vendosur të flasë për herë të parë në lidhje me kasetën e dytë të seksit, që u shfaq në reality-shown “The Kardashians.”

Sipas Ray J, familja Kardashian po përjetëson një gënjeshtër  të madhe.

Kaseta e dytë e seksit u kthye përsëri në vëmendje bashkëshorti asokohe i Kim, Kanye West , ia riktheu kasetën asaj.

Në episodin e 28 prillit të ‘The Kardashians’, themeluesja e SKIMS zbuloi se Kanye “Ye” West siguroi pamjet e fundit të kasetës së saj famëkeq me ish-partnerin Ray J, që u zbulua në vitin 2007. “Ai më ktheu të gjithë kasetën”-i tha Kim e emocionuar Kris Jenner. “Ai fluturoi në shtëpi dhe mori kompjuterin në të cilin ishte dhe hard diskun. Ai u takua me Ray J në aeroport.”-shtoi ajo.”

Megjithatë, kur Hollywood Unlocked shpërndau një postim në lidhje me lajmin në faqen e tyre, vetë Ray J shkroi një koment bombë duke hedhur poshtë në mënyrë efektive të gjithë narrativën që është krijuar në “The Kardashians”.

“E gjithë kjo është një gënjeshtër”, ka shkruar ai. “Nuk mund t’i lëmë ta bëjnë më këtë – shumë e pavërtetë -“

Që nga postimi i atij komenti, Ray J nuk ka reaguar më tej, duke mos dhënë një shpejgim se çfarë ishte “një gënjeshtër” dhe cila është e vërteta e tij. Por duke thënë se ai “nuk mund t’i lejojë ata ta bëjnë më këtë”, shumë fansa spekuluan se ai mund të planifikojë një përgjigje më të plotë.

 

© Panoramaplus.al