29 Nëntor, 2023

Ish e fejuara e tij doli nga “Big Brother Vip”, futbollisti shqiptar reagon për herë të parë (Foto)


Modelja shqiptare, Vesa Vllasaliu është eleminuar nga “Big Brother Vip Kosova” këtë javë duke lënë në mes garën për të fituar çmimin e madh.

Prej kohësh ajo ka qenë një ndër konkurentet më të komentuara në këtë reality show, për rastin me shoqen e ngushtë, Edona Berisha të cilën e akuzoi se ia kishte marrë të fejuarin, futbollistin e njohur shqiptar Mërgim Brerisha vetëm 2 javë para se ata të kurorëzonin me martesë dashurinë e tyre.

vesa vllasaliu mergim berisha

Që nga momenti kur Vesa rrëfeu versionin e saj të lidhjes së dashurisë, Mërgimi u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale. E vetmja që postonte dhe ishte aktive në rrjete sociale ishte bashkëshortja e tashme e Mërgimit.

mergim berisha edona3

Mirëpo mesa duket dalja nga shtëpia më e famshme e ish të fejuarës e cila po zbulonte anën tjetrë të Mërgimit, ai është qetësuar.

mergim berisha edona

Së fundmi futbollisti ka bërë një postim në rrjetet sociale për herë të parë pas një kohe të gjatë, i cili publikoi një foto krah bashkëshortes së tij dhe mesa duket po hedh kunja ndaj ish-partneres duke i treguar se sa i lumtur është, ndonëse ajo u përpoq që ti dëmtonte imazhin atij.

vesa vllasaliu mergim berisha5

vesa vllasaliu

mergim berisha edona5

© Panoramaplus.al