23 Shkurt, 2022

Ish e dashura, një pe*is artificial dhe “propozimi”/ Ish-ylli i Spanjës dhe Bajernit tregon historinë qesharake: Flija në shpinë nga frika


Havi Martinez, futbollisti i brezit të artë të Spanjës, i cili së fundmi u largua nga Bajern Mynih për t’u bërë pjesë e klubit të Katar SC, ka treguar në një emision të njohur Youtubi në Spanjë një histori shumë të pazakontë. Lojtari, i ngacmuar për jetën e tij seksuale, është pyetur se cila kishte qenë gjëja më e çmendur që kishte bërë në dhomën e gjumit dhe ai ka treguar një histori me të vërtetë të pazakontë.

Ishim unë dhe ish e dashura ime që po flisnim për të bërë gjëra të reja, të provonim diçka ndryshe. Dhe një ditë, kur ishim më të nxehtë se Saharaja, ajo më thotë ‘dua të tregoj e bëjmë diçka ndryshe’. Unë po prisja të shihja se çfarë mendonte, kur papritmas më nxjerr para një penis artificial të madh.”, tha ai.

Mendova ‘Ku po shkon me këtë’. Mendova se ishte për të, por ajo më drejtohet ‘Jepi vetes’. I përgjigjem ‘Si t’i jap vetes?!’. ‘Po provojmë gjëra të reja apo jo?’, më thotë. I them ‘Jo, jo, po ngatërrohesh’. ‘Po pak…’. ‘Jo, jo, jo as bëhet fjalë me mua’”, tregoi Martinez duke qeshur.

“Që nga ai moment lidhja nuk ishte më e njëjta. Nuk ndjehesha i sigurt. Edhe kur flija, flija si i shtrirë në një sarkofag, i shtrirë në shpinë. Kur kthehesha në krah vendoja një thikë”, ishin fjalët e spanjollit mes të qeshurave.

© Panoramaplus.al