8 Mars, 2022

Ish-deputetja shqiptare shtatzanë për herë të parë, zbulon gjininë e fëmijës


Ish-deputetja Reme Lala është një nga personazhet që gjithashtu ka zgjedhur 8 marsin për të ndarë lajmin se është në pritje të ëmbël.

Ajo ishte pjesë e parlamenit të Shqipërisë për 4 vite. Nga viti 2017 në vitin 2021.

Në vitin e kaluar, deputetja e PDIU-s në atë kohë në qarkun Dibër dha dorëheqjen duke mos u përfshirë në zgjedhjet 25 Prillit të 2021. Megjithatë ajo vijon të tregojë interes për politikën e të shprehë bindjet e veta ku në Instagramin e saj ajo tregon herë pas here mbështetjen për PS.

Gjithashtu, Remja nuk kursen as pjesë nga jeta personale në Instagramin e saj ku së fundmi ka zbuluar se është shtatzanë për herë të parë .

“8 Marsi këtë vit më gjen me tjetër ndjesi Gëzuar të gjithë grave, nënave. Gëzuar për forcën e madhe që ka secila prej jush për të luftuar çdo ditë sfidat e jetës, duke mos lënë kurrë pas dore fëmijën, familjen, punën, buzëqeshjen. Where there is a woman, there is magic.

Fotot shkëputur nga një ditë e veçantë 04.12.2021.”, ka shkruar ajo në fotot e postuara.

Ish-deputetja ka zbuluar se është në pritje të një vajze.

© Panoramaplus.al