4 Mars, 2021

Ish-deputetja seksi e Kosovës ngel jashtë Parlamentit, ja sa vota siguroi Duda Balje dhe partia e saj


Duda Balje, e cila njihej si deputetja seksi e Kuvendit të Kosovës, ka mbetur jashtë parlamentit.

Partia e saj Unioni Social Demokratik (SDU) nuk arriti të sigurojë votat për tu bërë pjesë e Kuvendit kosovar.

Mediat kosovare raportojne se SDU mori 2569 vota, kurse ish-deputetja ka arritur të marrë 2213 vota.

Deputetja më e bukur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka informuar se krijoi partinë e re të quajtur Unioni Social Demokratik (SDU).

Ndërkohë Adrijana Hoxhiq nga veriu i Mitrovicës, me partinë e saj “Komuniteti i Bashkuar”, është e dyta më e votuara në mesin e komunitetit boshnjak.

Ajo ka arritur që të sigurojë votat për të qenë pjesë e Parlamentit të Kosovës për herë të parë.

Lidhur me këtë çështje, Duda Balje ka parashtruar ankesë në PZAP dhe ka deklaruar se të njëjtën do ta dërgojë edhe në Gjykatë Supreme dhe në Kushtetuese.

Duda Balje informoi rreth një vit më parë krijimin e partisë së saj, SDU. Në atë periudhë ajo tha se “partia është formuar me qëllim për të sjellë diçka ndryshe në skenën politike dhe për të rikthyer fuqinë tek njerëzit” dhe se Unioni Social Demokratik është një parti e njerëzve që ndajnë të njëjtat ide.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al