19 Shkurt, 2022

Ish-banorja e Big Brother jep lajmin e mirë, nënë për herë të parë


Gerta Shino është një ndër ish-banoret e Big Brother që ende lakohet nëpër media. Vajza simpatike prej kohësh ka nisur një jetë të re në Norvegji, ku së bashku me bashkëshortin e saj postojnë shpesh video në kanalin e tyre të You Tube.

Këtë herë ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e mirë se është në pritje të një fëmije. Ish-banorja e “Big Brother Albania” u shpreh se ndihet shumë e lumtur që familja e tyre po zgjerohet. Mirëpo, ajo vendosi të mos na e tregojë ende në cilin muaj të shtatzënisë është dhe çfarë gjinie ka bebushi i saj.

Në video ajo shprehet se qëkur humbi fëmijën vitin e shkuar, ajo është bërë edhe më e kujdesshme, por edhe më supersticioze.  Kjo ishte arsyeja pse Gerta nuk kishte qenë aktive në rrjete sociale, pasi e kishte pasur të vështirë ta ndante këtë lajm me ndjekësit e saj.

 

 

© Panoramaplus.al