20 Qershor, 2025

“Instagrami dhe realiteti”- Pozat e Dileta Leota në pishinë, moderatorja argëton ndjekësit me postimin humoristik


Diletta Leota, prezantuesja e njohur italiane, ka zgjedhur të nisë verën me doza humori, duke publikuar një postim gazmor në Instagram.

Në postimin e saj, ajo ndau dy foto nga momentet e relaksit pranë pishinës. Në njërën prej tyre, Diletta shihet duke pozuar me stil dhe buzëqeshje, e veshur me një jelek shpëtimi në formën e një flamingoje rozë. Në foton tjetër, ajo shfaqet në ujë, duke treguar “pasojat” e pozës së mëparshme, në një version më realist e spontan.

Me mbishkrimin “Instagram vs. Realitet”, Diletta ka ironizuar mënyrën se si shpesh momentet “perfekte” të rrjeteve sociale kanë një anë tjetër, më komike e të vërtetë.

Ky postim u prit me shumë reagime pozitive, me fansat që e vlerësuan për thjeshtësinë dhe gatishmërinë për të bërë shaka me veten. Ndërkohë, me temperaturat që rriten dhe stinën e verës në kulm, duket se Diletta po shijon pushimet në mënyrën më të këndshme, me not, argëtim dhe pak humor në rrjet.

© Panoramaplus.al