18 Korrik, 2019

“Instagram” gati të bëjë ndryshime, ja çfarë do të ndodh me pëlqimet


Pas Kanadasë, eksperimenti mbërrin edhe në Itali. Rrjeti social “Instagram” nuk do të tregojë më numrin e pëlqimeve që ka marrë një postim.

“Like”-t do të mund t’i shohë vetëm personi i cili e ka bërë postimin. Ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi Kanadaja i riktheu pëlqimet, por për momentin mbetet thjesht në nivel eksperimental.

Qëllimi i heqjes së “like”-ve është që vëmendja të jetë te përmbajtja e postimit dhe jo numri i pëlqimeve që merr ai.

Mediat e huaja shkruajnë se në krah të tij do të shkruhet vetëm që i “pëlqen një personi të caktuar dhe disa të tjerëve”. E sigurisht që do të mbetet i fshehtë informacioni se kush janë këta persona.

Madje edhe personi që ka postuar diçka, do t’i duhet që të klikojë butonin që tregon personat e tjerë, për të parë numrin total të zemrave. Kjo gjë po eksperimentohet, pas rrjeti social dëshiron që të jetë një vend ku të gjihë ndihen të lirë për të shprehur veten.

© Panoramaplus.al