Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Anxhela Peristeri ka hedhur në treg videoklipin e këngës me të cilën ajo triumfoi në spektaklin “Kënga Magjike 2017”.
Këtë herë ajo vjen në një version të ri, në gjuhë të huaj dhe me një klip muzikor mjaft profesional.

“Insanley in Love” quhet projekti i ri i Anxhelës, e cila vjen si një bashkëpunim me tenorin e njohur shqiptar, Kastriot Tusha dhe që synon tregun ndërkombëtar, pasi ka version anglisht dhe italisht.
Ndërkohë nëpërmjet një postimi në Instagram këngëtarja e njohur ka falënderuar Kastriot Tushën për bashkëpunimin, por edhe Kledi Bahitin për kompozimin dhe orkestrimin.
Gjthashtu shumë shpejt pritet që Anxhela të hedh në treg edhe disa projekte të tjera muzikore.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
