Aktorja e njohur Rozana Radi vazhdon të shprehë indinjatën e saj për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një postim në Instagram, Rozana e quan Tiranën një ‘fjetore të madhe’.

Ndërsa shprehet se teatri më i vjetër në këtë vend është ndërtuar vitin e kaluar.
“Hej miq Tirana nuk është më qytet por një ‘Fjetore e madhe’. Teatri më i vjetër në këtë vend është ndërtuar vitin e kaluar, madje këtu nuk vjen më as treni,”- shkroi Rozana.
Ndërsa iu është përgjigjur edhe komentuesve që ishin dakord me shembjen e teatrit duke shkruar: “Lexoj komente të tipit ‘Ishte kasolle, mirë ia bënë! Do të ndërtojnë një më të ri, më të bukur!’ Injorantë teatri nuk është fustan, as pikturë që ta varim në mur e ta shikojmë. Teatri është histori o injorantë. Të ndërtonin ku të donin një teatër të ri por mos të prekinin historinë. Prisheni Tiraën, bëjeni si pallati me shigjeta të gjithin e uluni dhe shikoni se si e katandisët këtë vend. Tani turruni dhe urës së Tabakëve dhe ndërtontë një urë lëkundëse ku të hipni e të tundi njëri-tjetrin.”
Në një tjetër pas shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të së dielës, Rozana Radi iu drejtua me një mesazh aktorëve që firmosën për rrënimin e tij.
“E pabesueshme !!!!!!!!!!!!!! Lamtumire historise se Pirro Manit , Kujtuim Spajvoglit , Violeta Manushit , Kadri Roshit , Rolan Trebickes , Ferdinand Radit , Agim Qirjaqit , e shume artisteve qe dhane shpirtin ketu brenda. Do kalojne vitet e sdo ta njohim me qytetin tone!!! U dogj nje Katedrale dhe e restauroj e gjithe bota ndersa ju cfar bete ? I varat per here te dyte ata qe sjane me e qe e ngriten me shume mund e dashuri kete tempull. Se di si ndjehen sot ato / ata qe firmos per te pare me syte e tyre kete qe po shikon gjithe Shqiperia sot. Une ju kisha denuar me asnje duartrokitje kur te tentoni te ngjiteni neser ne skene . Ju kisha denuar duke mos u futur ne asnje salle ku do interpretoni . Ju se meritoni dashurine e spektatorit,”- shkroi ajo.


