18 Qershor, 2018

Ingrid Gjoni është një mrekulli në versionin ujë e sapun


Ajo sjell çdo verë nga një klip të ri ku përcjell atmosferën e stinës së nxehtë dhe nxjerr në pah sensualitetin. Padyshim që nuk mund të mungonte as këtë verë me një krijim të ri. Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni duket se është gati për të publikuar klipin e saj më të fundit. Ajo ka publikuar foto nga ky realizim ku e shohim mjaft të ëmbël dhe sensuale këngëtaren e njohur.

Ende nuk dihen detaje rreth realizimit të këtij projekti të ri nga Ingriti, por ajo që shohim është një gjetje fantastike për portretin e saj.

Më në fund Ingridi sjell si tendencë, portretin ujë dhe sapun, dhe në fakt duket jo vetëm më e re dhe më e freskët por edhe shumë më e bukur. Me siguri do të jetë një krijim që do na pëlqejë në tërësinë e saj.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al