2 Qershor, 2022

Incidenti në Pallatin Buckingham/ Arrestohet i riu, i cili hyri “me dhunë” të takonte Mbretëreshën Elizabeth


Gjykata e Magjistraturës së Westminsterit ka bërë më dije së fundmi një incident që ka ndodhur në Pallatin Buckingham.

Një i ri është arrestuar pasi ka tentuar të hyjë në pallatin mbretëror. Kjo ngjarje vjen disa ditë para Jubileut të Platinumit në nder të Mbrtëreshës. Bëhet me dije se 26-vjeçari ka tentuar të hyjë për të takuar Mbretëreshën Elizabeth.

Duke kaluar nëpër portën e Royal Mews, i riu ia ka arritur të futet në zonën mbretërore, gjatë momentit që porta është hapur për të hyrë një makinë e autorizuar. Nuk ka qenë i mundur depërtimi më tej në “zonën e ndaluar” pasi stafi ka arritur ta nxjerrë jashtë djalin dhe arrestuar më pas.

“Dua të hyj. Unë dua të shoh Mbretëreshën Elizabeth,”– ka bërtitur Atridge.

Mbretëresha Elizabeta II feston ditëlindjen e 95-të

I akuzuari është paraqitur të martën më 31.5.2022 në sallën e gjyqit për shkelje në zonë të mbrojtur.
Avokati i tij u shpreh se klienti vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe “nuk kishte asnjë motiv apo dëshirë për të shkuar më shumë se tre metra brenda Pallatit, siç bëri”.

© Panoramaplus.al