9 Gusht, 2018

Incident i rëndë në koncertin e Elvana Gjatës, ja si truprojat qëllojnë me grushte fansin (VIDEO)


Një incident i rëngë ka ndodhur në një koncert të mbajtur nga këngëtarja e njohur Elvana Gjata në Pejë.  Teksa ajo ishte duke performuar ka nisur një sherr mes rojeve të sigurisë së club-it dhe një fansi të pranishëm aty.

Nga videon e publikuar nga të pranishmit shfaqen dy truproja që dhunojnë me grushte dhe shkelma një nga fansat e këngëtares.

Qëllohet fasni në klub on Vidnews.

Në videon që po bën namin në rrjet, shihet stafi i sigurisë së koncertit që kanë kapur një nga fansat për ta nxjerrë jashtë club-it në Pejë, ndërkohë që Elvana ndërpret performancën për të vijuar më vonë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por pamjet janë disi tronditëse.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al