24 Prill, 2018

Inatoset Bebe Rexha: E vështirë të jesh ndryshe, por s’do jetoj kurrë brenda normave


Pjesa më e madhe e këngëve të Bebe Rexhës janë duete, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe që kanë bërë bujë. Mund të përmendim këtu bashkëpunimin me Florida Georgia Line, Louis Tomlinson, G-Eazy, Ne-Yo e shumë të tjerë.

Por mesa duket, një pjesë e publikut nuk e pëlqen që Bebe pjesën më të madhe të këtyre bashkëpunimeve i ka me repera. Kjo gjë e ka mërzitur këngëtaren me origjinë shqiptare dhe madje për këtë ka publikuar disa video në “Instagram”, ku ka shpjeguar gjithçka.

“Dua të them diçka që më mërzit, sepse më pyesin në ‘Twitter’, pse bën bashkëpunime vetëm me repera? Sepse kështu dua. Edhe kur bëra ‘Meant to be’, në fillim edhe sot ndihem çuditshëm për të, nuk mund ta pranoj suksesin e këngës, sepse e gjitha është një muzikë ‘country’, por po sikur të jesh ndryshe dhe të bësh diçka që nuk e bën askush tjetër ? Unë nuk do jetoj kurrë brenda kutisë dhe sipas normave. Kështu bashkojuni lëvizjes sime, ose largohuni!”, ka thënë Bebe Rexha.

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë. Herën e fundit që shkaktoi skandal në rrjetet sociale ishte kur këngëtarja me origjinë shqiptare pozoi duke mbajtur një penis fals në duar. Fotografia ngjalli reagime të çuditshme te fansat, duke e cilësuar një lojë të turpshme dhe që nuk i shkonte një artisteje me famë botërore si ajo.

28-vjeçarja, me emrin e vërtetë Bleta Rexha, njihet për bashkëpunimet e saj me emra BIG në botë si; Iggy Azalea, G-Eazy David, Guetta Nicki Minaj, Pitbull, Martin Garrix, Black Cards, Eminem, Rihanna, Nick Jonas, Selena Gomez, etj.

© Panoramaplus.al