Fotoja e një shitësi në rrugë që është duke punuar me një furrë me tym ka fituar çmimin si fotografia më e mirë e ushqimit. Debdatta Chakraborty u emërua si fituesja e përgjithshme e Fotografes së Ushqimit ‘Pink Lady’ të Vitit 2022 për një imazh të titulluar ‘Kebabiyana’, i cili u bë në Srinagar, në Kashmirin.

Fotografja indiane e realizoi fotografinë në një rrugë të frekuentuar natën, ndërsa shitësit ndezën furrat me qymyr për të përgatitur qebapët dhe ushqime të tjera në rrugë.
“Në botën e sotme, më shumë se kurrë, ne ndjejmë nevojën për rehati, për dashuri”, thotë themeluesja dhe drejtoresha e çmimeve, Caroline Kenyon.
“Ka kaq shumë për të na qetësuar këtu – përqafimi i tymit i kapur bukur, drita e artë, shprehja e subjektit teksa përgatit ushqimin për t’u ndarë. “Ky imazh qetësues, por i fuqishëm, ushqen shpirtin tonë.”
Mijëra aplikime u dorëzuan nga më shumë se 60 vende në mbarë botën dhe fituesit u shpallën në internet përmes një ngjarjeje të transmetuar drejtpërdrejt.
Këtu janë disa nga fituesit e kategorive të konkursit, me përshkrime nga fotografët.
Champagne Taittinger, Ushqim Feste: Tradicionale, nga Chen Ying, Kinë

Ushqimi në tryezë: Putting On The Ritz, nga John Carey, MB

Çmimi Fujifilm për Inovacionin: Central Park, nga Yuliy Vasilev, Bullgari

Çmimi Claire Aho për Gratë Fotografe: Në Tavolinë, nga Marguerite Oelofse, Afrika e Jugut

Në telefon: Tharja e peshkut, nga Kasia Ciesielska-Faber, MB

Politika e ushqimit: Ku ëndrrat fluturojnë, nga K M Asad, Bangladesh

Çmimi i stilistit të ushqimit: Summer Veg Tart, nga Carolin Strothe, Gjermani

Të rinjtë : Përpunimi i Peshkut, nga Rupkotha Roy Barai, Bangladesh

Fotograf i Vitit i Verës- Fituesi i përgjithshëm: Gathering Prunings on Corton Hill, nga Jon Wyand, MB

Vizioni i fotos: Fusha e karrotave, nga Paolo Grinza dhe Silvia Vaulà, Itali

Fotograf i Vitit i Ushqimit të Zonjës Rozë (Azia Juglindore): Kapja e açuges, nga Thien Nguyen Ngoc, Vietnam


