8 Prill, 2020

“Im bir erdhi në jetë në kohë koronavirusi”- Gazetarja e njohur bëhet nënë për herë të parë dhe zbulon emrin e foshnjes: Shpresojmë shumë që …


Gazetarja e njohur Anila Basha është bërë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë djalin paraditen e sotme.

Gazetarja bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se Aristotel erdhi në jetë në kohë koronavirusi.

Anila Basha tregoi se gjendja e saj dhe e foshnjës është e mirë, ndërsa shtoi se shpreson që të kalojë sa më shpejt situata për të shijuar pranverën me të porsalindurin.

“Aristotel Basha erdhi ne jete ne oren 11.37 te dites se sotme. Im bir erdhi ne ketë jete ne kohe koronavirusi, po do kemi ç’te tregojme. Un dhe Aris jemi shume mire dhe falenderojme doktor Eltonin qe nuk la jave pa na ndenjur nga pas per te shkuar gjithcka mire. Aris, Ilda, dr.Gilberta, Besi, per 9 muajt qe kaluam ketu; po ne te dy kerkojme falje per gjithe kokeçarjet e krijuara ne familje ne keto 9 muaj tekanjoze. Shpresojme shume qe kjo situata e coronavirusit te perfundoje shpejt, qe te shijojme pranveren. Ju duam shume ❤❤❤”– shkroi ajo.

 

 

 

© Panoramaplus.al