Shumë konflikte janë lënë në “Big Brother VIP” nga ish-banorët. Kështu ka bërë edhe fituesi, Ilir Shaqiri.

Ditën e sotme ai ka postuar në Instagram një foto që ka shkrepur me Beniadën, Einxhel dhe Donaldin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në këtë foto ata pozojnë krah flamurit të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Teksa Iliri shkruan:
“Ky program ka qënë eksperienca më e bukur që kam përjetuar në jetën time. Nuk gjej dot fjalët për ti shprehur mirënjohjen, falenderimet të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, për mbështetjen e madhe që më kanë dhënë këto muaj
Ju përqafoj të gjithëve.”

Vlen të theksohet se me të tre ai ka patur marrëdhënie të ndërlikuara. Ndonëse pjesën më të madhe të kohës ka qenë në raporte shumë të mira me Beniadën, ka patur raste kur kanë debatuar ashpër. Kështu, Iliri e nominoi hapur Beniadën pasi ajo e lëpiu në faqe dhe kjo gjë nuk u prit mirë nga modelja. Më pas, ata kanë debatuar edhe për punët e shtëpisë, pasi balerini e akuzoi se nuk angazhohet.
Me Einxhel, Iliri ka patur debate shumë të forta në fillim. Situata mes tyre denigroi kur moderatorja i përmendi tradhëtinë ndaj bashkëshortes dhe Iliri iu drejtua me fjalët: “Të masakroj, ordinere”. Megjithatë, më vonë ata i rregulluan marrëdhëniet dhe kanë qenë të afërt. Madje, të dy janë shprehur se do vijojnë miqësinë edhe jashtë shtëpisë.
Kurse Donaldi ka qenë rivali “i përbetuar” i balerinit me të cilin ka debtuar për katër muaj me radhë. Megjithatë, javën e fundit ata bënë paqe dhe folën me superlativa për njëri-tjetrin. dhe duket se tashmë do jenë miq. Gjatë festës së djeshme të “Big Brother VIP” ata janë fotografuar duke kërcyer e përqafuar.
© Panoramaplus.al

