10 Prill, 2018

Ilda Bejleri rrëfen historinë e trishtë të familjes së saj: Askush nuk i kërkoi falje… (VIDEO)


Shumë prej nesh kanë dëgjuar prej vitesh historitë tronditëse të torturave nga regjimi komunist.

Moderatorja Ilda Bejleri është një prej tyre, e cila vendosi të ndante dje me ndjekësit në rrjetin “Instagram” të kaluarën e trishtë të familjes së saj.

Ajo ka postuar në “Instastorie” disa video të emisionit “Opinion”, i cili trajtoi si temë mbrëmjen e së hënës, “Fëmijët e diktaturës”.

“Më e keqja është se asnjë nuk kërkon falje! Askush nuk i kërkoi as gjyshit tim”, është deklarata e parë e moderatores.

Nga ato që moderatorja shkruan në “Instastorie” kuptohet se, arsyeja e burgosjes së gjyshit të saj ishte origjina.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al