“Bënim seks 10 herë në ditë! Ishte si një tornado”, deklaronte, Melisa Sata në një prononcim të dhënë disa kohë më parë, për sa i përket mardhënes me futbollistin aktual të Monzës, Kevin Prince Boateng.

Por mesa duket historive të zjarrta në shtrat tashmë iu ka ardhur fundi. Çifti ka zyrtarizuar ditën e sotme divorcin. Ka qenë vetëm Kevin Princ Boateng, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar ndarjen me Melisa Satën, duke ruajtur respektin për njëri-tjetrin.
“Pas një periudhe ndarjeje, kemi vendosur ta ndërpresim përgjithmonë marrëdhënien tonë. Do të mbetemi një pikë referimi e rëndësishme për rritjen e djalit tonë Madox”, shkruhen ndër të tjera Boateng në statusin e tij.


PANORAMASPORT.AL
© Panoramaplus.al
