Producentja e njohur e Big Brother Vip Kosova, Olsa Muhameti, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj.

Ajo ka njoftuar se mamaja e saj ka ndërruar jetë e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilën Olsa nuk e ka zbuluar por ka shkruar “luftuam kaq shumë o ma”.
Më herët, producentja ka folur në një intervistë për sëmundjen e të ëmës, ku është shprehur se që prej se e ka marrë vesh jeta e saj ka ndryshuar.
“Unë kam përjetuar një situatë dramatike vitin e shkuar, por puna nuk më ka shpëtuar. Kur vij në punë mbyll çdo çelës të jetës sime. Nuk e kisha kuptuar që mami ishte pjesa më e rëndësishme e jetës kur patëm problematik me sëmundjen e saj. Kur mësova se ishte e sëmurë, ndoshtsa nuk do mundja ta shihja më, aty kuptova sa shumë e doja dhe sa shumë duhet të bëjmë për prindërit. Ne nuk e kuptojmë sa të rëndësishëm janë për jetën tonë. Kur ndodhi sëmudnja thash do bëja gjithçka që telefonata e saj të zgjas. Unë mamin e kam si shpirt tani dhe e dua shumë dhe kështu duhet t’i flasim prindërve”, tha Olsa në “Goca dhe Gra”.

Postimi i plotë:
“Luftuam kaq shumë o ma, ike ti bashkë me një copë të shpirtit tim”
Në spektaklin e mbrëmjes së sotme në “BBVK”, moderatorët Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi i shprehën ngushëllimet e tyre Olsës, në emër të stafit dhe produksionit.
“Jemi me ty, Olsa. Forca!” tha Jonida, duke i përcjellë fjalët e mbështetjes gjatë hapjes së spektaklit Prime.
© Panoramaplus.al
