Einxhel Shkira është një nga moderatoret më seksi shqiptare.
Por pavarësisht interesit për jetën personale, është munduar që ta mbajë larg vëmendjes së mediave.
Së fundmi, zeshkania bukuroshe ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet me vëllain e saj ku shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin.
Moderatorja e bëri tag në një video ku vëllezërit e një vajze që po martohet fillojnë të qajnë.
Ajo i kërkoi atij që të marrë shembull, por reagimi i të vëllait ishte i papritur.
“Këta janë vëllezër,”– shkroi Einxhel Shkira.
Ndërsa i vëllai iu përgjigj: “Ik mi martohu aty”, duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.
Por moderatorja nuk e ka lënë më kaq, por e “indinjuar” i dërgoi të vëllait emojin me gishtin e mesit.
“Ndërsa vëllai im është ky,”- shkroi Einxhel Shkira në përshkrimin e mesazhit.
Nuk dihet ende nëse ka ndonjë mashkull në jetën e moderatores, pasi këtë pjesë të jetës së saj ajo po e ruan me fanatizëm.









