Iggy Azalea ka zbuluar dje mesazhet që personazhe të famshëm i dërgojnë në Instagram.

Në një video të postuar në llogarinë e saj në Tik Tok, reperja zbuloi se sa shumë reperë i kishin kërkuar marrëdhënie seksuale, ndërkohë që njëri prej tyre i ofronte edhe 15,000 dollarë vetëm që artistja t’i fliste në telefon, raporton “Daily Mail”.

Megjithëse emrat e personazheve të famshëm nuk dukeshin, imazhet tregonin se ata të gjithë kishin llogari të verifikuara në Instagram, me miliona ndjekës nga e gjithë bota.

“E di që ke para dhe kjo gjë nuk të emocionon, por koha jote është e vlefshme kështu që unë do paguaj për kohën tënde. Do të jap 15 mijë dollarë vetëm që të flasësh me mua dhe të bisedojmë”, i ka shkruar një profil me 8.9 milionë ndjekës reperes në mesazh.

Ndërsa dikush tjetër i ka kërkuar që të martohen bashkë, teksa një tjetër i ka shkruar: “Do të bëj masazh në këmbë, do jem terapisti yt, do luaj çfarëdo roli që t’i dëshiron”.

Përkrah gjithë këtyre mesazheve, Iggy ka shkruar: “Ha ha ha sikur!? Qëndroni larg mesazheve të mia njerëz të shëmtuar”.

Pas publikimit të këtyre bisedave, disa ndjekës u përpoqën të zbulojnë kush fshihej pas tyre, por deri më tani asgjë nuk ka dalë në dritë. Shumë dyshojnë se këto mesazhe mund t’i ketë marr nga reperë të njohur, duke qenë se këto biseda u publikuan pak pas lançimit të këngës së saj “Sip it”.

Këngëtarja ka një djalë, i cili erdhi në jetë nga marrëdhënia e saj me ish-partnerin, Playboy Carti.


