Reperja me famë botërore, Iggy Azalea, pranoi publikisht ndarjen nga Playboi Carti, muajin e kaluar.

Ndërsa sot, Iggy me siguri ia ka bërë të qartë se çfarë po humbet, teksa tregoi me guxim linjat trupore pas lindjes, raporton “Daily Mail”.

30-vjeçarja nga Australia publikoi në Instagram disa foto mahnitëse, duke shfaqur linjat me një body të ngushtë.

“Po ndihesha lezetshëm, por asnjë nga fotot nuk doli mirë. Por, nëse i kryqëzoni sytë, do të vini re se dukem hot”,- shkroi këngëtarja krahas fotove.

Iggy dhe Playboi Carti u ndanë muajin e kaluar. Dyshja filloi të dilte për herë të parë gjatë vitit 2018.

Iggy tha se pavarësisht ndarjes nga 24-vjeçari, emri i vërtetë i së cilit është Jordan Terrell Carter, ai është shumë i përfshirë në rritjen e djalit të tyre, Onyx, i cili është vetëm 5-muajsh.


