4 Shtator, 2024

”I zhdukur” prej kohësh, Flori Mumajesi po kërkohet çdo ditë e më shumë nga fansat! Ja ku shfaqet artisti ditën e sotme


Flori Mumajesi është një nga artistët i cili vitet e fundit jo vetëm që është distancuar nga rrjetet sociale por nuk është marrë as me projekte të reja muzikore.

Fansat po e kërkojnë çdo ditë e më shumë artistin që ti rikthehet skenës.

Mirëpo ditën e sotmë këngëtari është parë në një “InstaStory” teksa shihet duke festuar me miqtë e tij.

Ai duket tepër në formë dhe kjo i ka gëzuar ndjekësit e tij, por ata presin më shumë se kaq nga Flori. Të mos harrojmë faktin se aludimet që së shpejti Mumajesi mund të nxjerrë një album me këngë nuk janë shuar.


Kujtojmë që disa ditë me parë në Instagramin e tij Flori ka vendosur një foto profili e cila shkruan “Pak Flor”. Megjithatë, konfirmimin nga këngëtari nuk e kemi marrë ende, presim  levizjen e rradhës nga Flori

© Panoramaplus.al