Rozana Radi e ka kujtuar babanë e saj me një foto te vjetër e cila duket se e ka prekur thellë. Ajo shkruan në Instagram një dedikim të ndjerë për atë që e quan ‘dashuria ime e parë’.

‘Me dashurinë e parë të jetës sime, i vetmi që i besoja, i vetmi që nuk më zhgënjeu. I vetmi që do më mungojë deri sa të mbyll sytë. Të dua babi. 18 vite më parë.’-shkroi Rozana në foton ku ajo shihet e lumtur duke kërcyer në krahët e të atit.



