13 Dhjetor, 2019

I vërsulen një turrë me pata, video e Manjola Nallbanit për të mos u humbur: Sikur po më turreshin dema


Manjola Nallbani është “sulmuar” nga një turrë me pata gjatë xhirimeve të videoklipit të saj muzikor “Sa sytë e mi”.

Patat nuk e lënë rehat këngëtaren që të xhirojë videoklipin ndërsa ajo përpiqet të largohet prej tyre.

Video është publikuar në mediat sociale nga vetë këngëtarja dhe është për të mos u humbur.

“Sikur po më turreshin demat dhe jo patat (apo quhen rosa),”- shkroi këngëtarja.

Ndërsa i gjithë momenti është shoqëruar me të qeshura mes Nallbanit dhe stafit të saj.

 

 

 

 

© Panoramaplus.al