Ava Max ka rrëfyer së fundmi se tregohet shumë feministe në këngët e saj.

E ftuar tek “Forbes”, këngëtarja shqiptare me famë botërore tha se nuk i intereson nëse ky është problem vetëm për një pjesë të njerëzve (meshkujt).

“Unë në thelb e bëj gjithçka një himn femëror. Ky është problemi. Nuk e di nëse kjo përbën problem për disa. Nuk është për mua.

Është qesharake kur shkon në internet dhe lexon komente të tipit: ‘A do të flasë ajo për burra të ashpër gjatë gjithë kohës?’ Dhe unë them: ‘Po’. Unë i urrej të gjithë ish-partnerët e mi”,- tha 26-vjeçarja.

Ndër të tjera, ajo ka thënë gjatë një interviste se do të vijë të vizitojë Shqipërinë, vendin e origjinës së saj, për herë të parë.
© Panoramaplus.al
