Loredana Zefi është një ndër artistet që gjithmonë shfaqet shumë e kuruar jo vetëm në projektet muzikore, por edhe në përditshmërinë e saj.

Së fundmi, ajo publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet me një veshje që në pamje të parë duket e thjeshtë, por çmimi i saj nuk është i tillë.

Këngëtarja kishte veshur një bluzë të markës “Chanel”, e cila sipas faqes “Mespermes” në Instagram, kushton katër mijë euro, si dhe një kapuç nga e njëjta markë, që kap vlerën e 497 eurove.

Artistja ka publikuar para pak kohësh albumin, e titulluar “Medusa”.
Këngën “Kein Hunger” nga ky album e shoqëroi edhe me një videoklip që mori miliona shikime brenda pak orësh.

Ndër të tjera, në dokumentarin për jetën e Loredanës u shfaq edhe Mozzik, i cili i befasoi të gjithë fansat me deklaratat e tij.
![loredana mozzik ]](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2020/02/loredana-mozzik-.jpg)
Ai u shpreh se ndarjen me Loredanën e shtynë më shumë mediat dhe se fakti që ajo është ndryshe nga femrat e tjera e bëri që të binte në dashuri me të.
Këto fjalë kaq të bukura dhe disa pjesë shumë të veçanta në dokumentar i bënë fansat të besonin se ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Megjithatë, dyshja nuk e ka konfirmuar ende diçka të tillë.
© Panoramaplus.al
