14 Maj, 2021

“I thamë njëri-tjetrit se nuk ka më kthim mbrapa” – Bieta Sulo tregon momentin më të vështirë me Alban Dudushin dhe se si e priti lajmin e shtatzënisë vajza e tij


Bieta Sulo ka folur dje më në detaje për marrëdhënien që ka me partnerin e saj Alban Dudushin.

bieta sulo (8)

Teksa ishte e ftuar në “Jashtë Loje”, moderatorja tregoi se për herë të parë ishte njohur me Dudushin kur kishte shkuar në audicione për të punuar si gazetare e “Top Show”, në vitin 2005.

bieta sulo (9)

Moderatorja tregoi se fillimet e tyre kanë qenë plot ulje-ngritje dhe madje pas një zënke ata nuk folën për plot pesë muaj.

bieta sulo (5)

Ka qenë një moment në jetën tonë si çift që u ndamë, në 2011-n. Nga këto ndarjet përgjithmonë, i thamë njëri-tjetrit nuk ka më kthim mbrapa dhe u ndamë vërtetë për rreth 5 muaj.

bieta sulo (4)

Ka qenë si kjo periudhë, gjithë verën e kemi kaluar vetëm. Unë me gocat, Albani me shoqërinë dhe diku nga darka dërgonte ndonjë mesazh Albani. Dhe një nga mesazhet që doja të veçoja ka qenë “love is a ring on telephone”. Unë isha në gjumë, ora 4 e mëngjesit, e pashë dhe thashë kushedi do e ketë nisur gabim, kush e di ku do jetë.

bieta sulo (6)

Më vonë pasi u pajtuam ai kishte qenë duke dëgjuar këtë këngë “Because the night”, nga Patti Smith dhe vargu ‘love is a ring on telephone’ që ai më dërgoi në telefon është në dy kuptime.

bieta sulo (1)

Ring në anglisht ka kuptim edhe unazë edhe zile, dhe ai e kishte që dashuria mund të jetë zile, por mund të jetë edhe se pavarësisht se s’kemi letra, s’kemi martesa, s’kemi unaza, jemi bashkë.

bieta sulo (2)

Sa herë dëgjoj këtë këngën edhe më prek, sepse kujtoj momentin kur s’ishim me njëri-tjetrin, por është edhe premtim nga ana tjetër”,- rrëfeu Bieta.

bieta sulo (6)

Shumë e emocionuar, Bieta kujtoi momentin kur bashkë me Albanin i treguan vajzës së moderatorit, Joelle, se do të bëhej motër e madhe.

bieta sulo (4)

Ajo e kishte pritur shumë mirë këtë lajm, madje e kishte mbajtur sekret deri kur moderatorja arriti në muajin e tretë të shtatzënisë për t’ia treguar familjes së saj dhe të Albanit.

bieta sulo (5) bieta sulo (7) bieta sulo (4)

© Panoramaplus.al