28 Janar, 2020

I qëlluan vëllain për vdekje me breshëri plumbash në sy të familjes, modelja shqiptare shfaqet për herë të parë në publik, shoqërohej nga …


Misse Beqiri është parë për herë të parë në publik që pas atentatit mafioz që ju bë vëllait të saj, Flamur Beqirit në prag të Krishtlindjeve.

Modelja 33-vjeçarja u fotografua në East London me djalin e saj Julian, 5-vjeç dhe vajzën River, 2-vjeç.

Dalja e saj në publik, shkruan Daily Mail, vjen 5 javë pasi producenti  Flamur ‘Alex’ Beqiri u qëllua për vdekje përpara familjes së tij.

Missé po ecte në rrugë dhe shihet duke luajtur me dy fëmijët e saj. Djalin e ka me ish-bashkëshortin, Anders Lindegaard ndërsa vajzën me të fejuarin Jake Hall.

Ajo fejua me Jake gjatë periudhës së Krishtlindjes, sipas burimeve për Daily Mail.

Kjo ka qenë një periudhë e dhimbshme për modelen shqiptare dhe familjen e saj pas vrasjes së Alex.

Ai u qëllua me breshëri plumbash përpara bashkëshortes, Debora Krasniqi dhe fëmijës së tij, jashtë shtëpisë së tyre në Battersea.

Kikboksieri suedez Anis Hemissi, 22-vjeç nga Mamlo, Suedi u arrestua në aeroportin e Kopenhagës për vdekjen e Alex në 20 Janar.

Beqiri ishte i lidhur me disa vrasje të bandave në Suedi dhe dikur ka qenë një ndër më të kërkuarit në vend.

Policia në Suedi tha ndaj Hemissit, ishte lëshuar një urdhër arresti evropian.

Ai u kap nga Policia Daneze kur u kthye nga një udhëtim në Tajlandë.

Beqiri ishte qytetar danez me origjinë shqiptare që largua nga Malmo për në Londër gati pesë vjet më parë.

© Panoramaplus.al