6 Nëntor, 2020

I publikuan foto nga pushimet, Bebe Rexha reagon për herë të parë dhe tregon si duket në të vërtetë trupi i saj: Nuk kam lidhje me fotot e shëmtuara të mediave


Dy ditë më parë, “Daily Mail” kishte shkruar një artikull për Bebe Rexhën, të cilit i kishte bashkangjitur edhe foto të realizuara nga pushimet e saj në Miami.

bebe rexha

Këngëtarja po shijonte ditët me diell bashkë me partnerin e saj, Keyan Safari.

Por, fotot e publikuara nuk i kanë pëlqyer aspak 31-vjeçares, pasi sipas saj, ato nuk janë të “paprekura”.

bebe reexha (14)

Ditën e djeshme, ajo ka publikuar disa video në Instastory, ku shfaqet e veshur po me rroba banjot e zeza me të cilat është fotografuar në plazh.

bebe reexha (12)

Bebe tregoi trupin e saj siç është në të vërtetë, duke nxjerrë në pah diferencën me fotot e realizuara nga paparacët.

bebe reexha (8)

Ajo pranon se ka strija dhe celulit, por nuk është siç duket në fotot e publikuara nga “Daily Mail”.

bebe reexha (15)

Unë shkova në Meksikë me të dashurin tim dhe paparacët postuan disa foto të miat. Dua t’ju tregoj se si dukem me rroba banjot e mia.

Ky është trupi im pa filtra dhe nuk ka lidhje me ato fotot e shëmtuara që janë publikuar në media. Kam shenja, strija, celulit, por nuk kam bërë ndërhyrje, nuk e kam prekur kurrë trupin tim.

Më pëlqen të ha dhe kam ilaçe për shëndetin mendor, kështu që kjo jam unë,”- u shpreh ajo.

Me këtë rast, Bebe dha edhe një mesazh të rëndësishëm për të gjitha vajzat, të cilat duhet ta duan trupin e tyre.

© Panoramaplus.al