7 Mars, 2024

“I propozova unë e para”/ Mikela Pupa “hap zemrën” dhe rrëfehet për njohjen me të dashurin misterioz, ja si ia shprehu ajo ndjenjat shpirtit të saj binjak


Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Mikela Pupa së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale.

Ajo foli edhe për të dashurin e saj misterioz, me të cilin Mikela tha se prej një viti e gjysmë janë të lidhur, ndërsa kanë nisur që të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin rreth një vit më parë.

Mikela tregoi se ishte ajo që i shprehu dashurinë dhe i porpozoi e para pasi pasn bigut e ka kuptuar që ndjen më shumë se shok për të.

 

Pjesë nga intervista:

Mikela Pupa: 1 vit bashkëjetojmë, 1 vit e gjysmë bashkë që njihemi.

Aulona Musta: Si është bashkëjetesa?

Mikela Pupa: Mirë, shumë mirë. Zihemi vetëm për punët e shtëpisë. Vetëm këtë problem kemi.

Aulona Musta: Pse? Kush është më rrëmujaxhi?

Mikela Pupa: E bukura është që jemi të dy rrëmujaxhinj, por unë sikur pastroj një çikë më shumë dhe i them hajde pastrojmë të dy njësoj. Është shumë mirëkuptues, shumë i dashur. Unë kam ato ulje-ngritjet e mia si Binjak, jemi të dy Binjak, por unë i kam pak më të theksuara të dyja polet e Binjakëve dhe dua ato ledhet e përkëdheljet e mia, jam një fëmijë 5 vjeç, pastaj mërzitem pse s’kam bërë punët dhe çohem, dhe e marr, çohu dhe ti me mua tani.

Aulona Musta: Kur ishit në momentet e njohej çfarë të ka thënë ai

Mikela Pupa: Kur jemi njohur ne kemi qenë shokë të ngushtë. Nuk e mendoja kurrë në botë që unë do të lidhesha me këtë djalin duke qenë se ai dinte çdo gjë për lidhjen time.Nuk e prisja kurrë që do arrinim në një moment të tillë, por ndodhi shumë natyrshëm. Mbyllja në big më bëri të kuptoj që këtë njeri e dua më shumë sesa shok, më mungonte më shumë se pjesa e tjetër e shoqërisë. Nuk i mund ta mbaja për vete se kam shkuar e I kam thënë.

Aulona Musta: Si ia the?

Mikela Pupa:  I thashë shiko, ti e din që në këtë periudhë nuk jamë mirë por kam kuptuar që një nga gjërat që më bën të ndihem mirë je ti. Dhe unë nuk të dua si shok por si të dashur. I thashë do të lidhemi bashkë, dhe më tha po edhe unë të dua si njeri, si paraqitje.

 

 

© Panoramaplus.al