25 Shkurt, 2026

“I premtoi makinë me vlerë 100 mijë paund”- Në dosjen e Epstein del emri i modeles shqiptare: I ofroi udhëtim me avion privat! Për herë të parë u takuan në…


Së fundmi në dosjen e Jeffrey Epstein ka dalë emri i një modeles shqiptare, Misse Beqiri.  Sipas gazetës britanike The Sun, Misse ka qenë shumë e re kur e ka takuar Epstein në vitin 2011 dhe nuk ka qenë në dijeni të së kaluarës së tij penale në atë kohë.

epstein modelja shqiptare misse beqiri

Ajo thuhet se është ndier e befasuar nga përfshirja e emrit të saj në dokumente, duke theksuar se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm dhe se kontakti ka qenë i kufizuar.

“Ka qenë një modele e re që kërkonte të ndërtonte karrierën. Sot ajo shpreh keqardhje dhe ndjen keqardhje të thellë për viktimat,” citohet të ketë thënë një burim.

Takimi i parë mes tyre thuhet të ketë ndodhur në rezidencën e Epstein në Manhattan, vetëm pak muaj pasi ai kishte përfunduar një dënim me burg në vitin 2008 për akuza të rënda penale. Sipas miqve të saj, Beqiri nuk kishte dijeni për këtë në atë periudhë.

Sipas The Sun, Epstein i ofroi vajzës një udhëtim me avion privat në Paris, ku ai mezi priste të shkonte me të në një sfilatë mode në qytet. Po ashtu ai i kishte premtuar edhe një Mercedes me vlerë 100,000 paund.

Ata u prezantuan nga një mik i përbashkët dhe u takuan për herë të parë në vitin 2011 në shtëpinë e tij në Manhattan.

misse beqiri (1)

Nga rrënjët shqiptare drejt skenës britanike

E lindur në Shqipëri dhe e rritur në Suedi, Misse Beqiri ka ndërtuar karrierën e saj në Mbretërinë e Bashkuar si modele dhe figurë televizive.

Ajo u bë e njohur për publikun britanik përmes paraqitjes në The Real Housewives of Cheshire, ku në qendër të vëmendjes ishte edhe martesa e saj me ish-portierin e Premier League, Anders Lindegaard.

Divorci i tyre, si dhe lidhja e mëvonshme me Jake Hall, u pasqyruan gjerësisht në media, duke ndikuar në imazhin e saj publik.

Megjithatë, përtej titujve sensacionalë, Beqiri është nënë e dy fëmijëve dhe, sipas burimeve pranë saj, aktualisht e fokusuar në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për ta.

misse beqiri (2)

misse beqiri (4)misse beqiri (5)misse beqiri (6)misse beqiri (3)

© Panoramaplus.al