10 Janar, 2026

I njohur për rolet në serialet e famshme televizive, arrestohet aktori Can Yaman! Nën hetim nga autoritet turke për trafik droge


Aktori turk Can Yaman, i njohur për rolet e tij si protagonist në seriale televizive të suksesshme, është arrestuar së bashku me gjashtë persona të tjerë, përfshirë edhe aktoren Selen Gorguzel, në kuadër të një hetimi për trafikim dhe konsum të substancave narkotike në Stamboll. Lajmi raportohet nga mediat turke.

Shtatë të arrestuarit po i nënshtrohen testeve në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të verifikuar nëse, kur dhe çfarë lloj droge kanë konsumuar. Ndërkohë, policia ka zhvilluar bastisje gjatë natës së kaluar në 9 klube nate të ndryshme në metropolin buzë Bosforit, ku janë arrestuar disa shpërndarës droge dhe menaxherë të lokaleve ku dyshohet se shiteshin substanca narkotike.

Hetimi, që ka nisur prej disa javësh, ka përfshirë më shumë se 20 personazhe të botës së spektaklit, VIP-a dhe gazetarë të njohur të Turqisë, të cilët gjithashtu kanë rënë në rrjetën e policisë

© Panoramaplus.al