Shawn Mendes i ka kërkuar falje këngëtarit me famë botërore, Sam Smith, pasi aksidentalisht i ngatërroi gjininë teksa po e prezantonte në “iHeartRadio’s Jingle Ball” të enjten, raporton “Daily Mail”.

22-vjeçari e cilësoi atë si një mashkull, ndërkohë që Smith është homoseksual dhe ka kërkuar që t’i drejtohen me “ata”.

“Oh, Sam Smith! Më vjen shumë keq që ju referova me ‘ai’ në prezantimin tuaj”, shkroi Mendes, teksa shtoi: “Më doli totalisht nga mendja. Nuk do të ndodhë përsëri. Shumë dashuri për ty. Gjithashtu, absolutisht jeni një ndër personat më gazmorë që kam takuar ndonjëherë”.

Ndërkohë, Sam i është përgjigjur publikisht me anë të një postimi në Instastory, ku shkroi: “Të gjithë po mësohemi me këtë së bashku. Gëzuar festat, shumë dashuri nga unë!”.

28-vjeçari deklaroi se është jo binar në vitin 2019 në Instagram.

Albumi i tretë i tij u publikua më 30 tetor.


