27 Nëntor, 2023

“I nderuar të vizitoj atdheun e gruas”- Rita Ora e solli në Prishtinë për ditëlindjen e saj, Taika Waititi: Ndihem si në shtëpi!


Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka sjellë për herë të parë në Kosovë, bashkëshortin e saj nga Zelanda, Taika Waititi.

RITA KURTI

48 vjeçari që është me profesion regjisor, aktor komedian ka folur shkurt duke thënë se në Kosovë po ndihet si në shtëpi.

“Është hera e parë që jam këtu dhe jam i nderuar të vij, e të vizitoj atdheun e gruas sime”, ka thënë Waititi.

Ai më pas ka thënë se vëren energji te ngjashme të kosovarëve me njerëzit e vendit të tij, Zelandës së Re.

“Po ndihem si në shtëpi tashmë”, ka thënë ai.

Rita Ora ka ardhur në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj.

Një ditë më parë, është pritur në aeroportin e Prishtinës nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ndërkohë, ditën e sotme, çifti është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili shprehet se ishte i nderuar t’i priste ata.

“Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta prisja dhe

Taika Waititi, sot ne ditelindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit.”, shkruan ai.

© Panoramaplus.al